Kombëtarja e Argjentinës ka marrë një lajm pozitiv para fillimit të Kupës së Botës, pasi Lionel Messi është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të turneut.
Trajneri Lionel Scaloni ka konfirmuar se gjendja e kapitenit është përmirësuar ndjeshëm dhe se ai po stërvitet normalisht me grupin. Sipas tij, Messi mund të marrë minuta edhe në ndeshjet miqësore para fillimit të kompeticionit.
“Dëmtimi është e kaluar. Leo po punon shumë mirë në stërvitje dhe mund të marrë minuta tashmë në miqësoret”, deklaroi Scaloni.
Kthimi i Messit është një lajm i madh për Argjentinën, e cila synon të mbrojë titullin botëror me liderin e saj në formë të plotë. Tifozët argjentinas tashmë presin me entuziazëm paraqitjen e tij në skenën më të madhe të futbollit botëror.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
6 Qershor, 2026 13:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.