Mickoski nuk pranon regjistrimin e vitit 2021- Aplikon të dhënat nga regjistrimi i vitit 2002

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Korrik, 2025 15:32 Përditësuar

Mickoski  nuk pranon regjistrimin e vitit 2021- Aplikon të dhënat nga regjistrimi i vitit 2002

Metodologjia e regjistrimit të vitit 2021 është bërë për të mashtruar shqiptarët, tha kryeministri Hristijan Mickoski. Ai akuzoi LSDM-në, por veçanërisht BDI-në, që nuk kemi regjistrim të fundit real.

“Ata që i mashtruan shqiptarët më shumë se 22 vjet, e që janë arsyeja kryesore që në vitin 2002 Komuna e Gostivarit ka pasur 85 mijë banorë kurse në 2021 kur u bë regjistrimi kishte 26 mijë më pak, sollën metodologji me të cilën i mashtruan shqiptarët. Ashtu vazhdojnë të sillen edhe sot dhe do të vazhdojnë të sillen ashtu dhe t’i mashtrojnë votuesit shqiptarë me qëllimin e vetëm që të vijnë përsëri në pushtet. Nuk kanë qëllim tjetër. Dhe me kë duhet të bëjnë qeveri? Me VMRO-në, sipas tyre, antishqiptare, sepse realiteti është që VMRO-DPMNE-ja do të fitojë”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Fronti Evropian e quan deshqiptarizim përpjekjen e kryeministrit për të zhbërë regjistrimin e fundit. Sipas tyre, Gjykata Kushtetuese anuloi vetëm ndarjen e popullsisë në rezident dhe jorezident dhe se shifra e përgjithshme është reale. Thonë se nëse prokuroria nuk merr masa ndaj kryeministrit, do të marrin ata vetë.

“E pyesim kryeministrin vallë a i ka konsultuar juristët e tij përreth? Nëse i ka konsultuar atëherë le t’i largojë, le t’i shkarkojë se fare nuk e kanë informuar ashtu siç duhet. Në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në bazë të iniciativës tonë si Front Evropian, ne kemi kërkuar dhe e kemi arritur që të largohet ndarja, kategorizimi në rezident dhe jorezident ndërsa të dhënat e përgjithshme fare nuk janë prekur. E pyesim kryeministrin, vallë aq shumë i ka shkaktuar dhimbje gjithë ky bashkim i numrave të përgjithshme të shqiptarëve në regjistrimin e vitit 2021? Nëse atyre ua ka prish planin për deshqiptarizimin e Maqedonisë së Veriut, ky nuk është faji jonë, realiteti është ky”, u shpreh Skender Rexhepi, Fronti Evropian.

Mickoski të njëjtën përgjigje rreth regjistrimit e dha edhe në pyetjen rreth përfaqësimit të drejtë etnik, për atë se cilat përqindje do të shfrytëzohen gjatë punësimit dhe ku do të bazohet ligji dhe metodologjia e re për përfaqësim të drejtë etnik.

“Tani ne praktikisht nuk kemi regjistrim real me metodologji aplikative dhe tani flasim për të dhëna prej para më shumë se 20 vitesh sepse regjistrimi i vetëm real për momentin është ai i vitit 2002”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Me regjistrimin e vitit 2021, rezultoi që nga popullsia rezidente 24% janë shqiptarë, kurse bashkë me popullsinë jorezidente, shqiptarët janë 29%. Me regjistrimin e vitit 2002, shqiptarët përbëjnë 25% të popullsisë, shkruan Alsat, percjell Flaka.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Korrik, 2025 15:32 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?