Milan nis “spastrimin”, Leão i pari në listë
Te AC Milan po përgatitet një “revolucion” i madh si në drejtim ashtu edhe në skuadër, ku pritet një ristrukturim i plotë për nisjen e një cikli të ri.
Sipas raportimeve, një nga emrat më të rëndësishëm që mund të largohet është Rafael Leão, i cili është vendosur në listën e lojtarëve në merkato dhe për të cilin klubi është i gatshëm të dëgjojë oferta.
Milan vlerëson se është e vështirë të përfitojë më shumë se rreth 50 milionë euro nga kartoni i tij, ndërsa deri tani nuk ka pasur kontakte konkrete nga klubet e mëdha europiane.
Për momentin, opsionet më të mundshme për të ardhmen e sulmuesit portugez duken të jenë Turqia ose Arabia Saudite, me përmendje të klubeve si Al Hilal, ku luan edhe Theo Hernández.
Në Turqi, interes raportohet nga Galatasaray dhe Fenerbahçe.
Ndërkohë, nuk përjashtohet as një surprizë nga Manchester United, nëse klubi anglez vendos të hyjë seriozisht në garë për shërbimet e tij.
E ardhmja e Leãos mbetet e hapur, ndërsa gjatë verës pritet të ketë zhvillime të rëndësishme.
Flaka












