Kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, ka konfirmuar se AC Milan dhe Inter Milan kanë rënë dakord të blejnë zonën e San Siros, përfshirë stadiumin legjendar Giuseppe Meazza.
“Gjithçka është në rregull. Të mërkurën, duhet të shkojmë në këshill me rezolutën për shitjen e San Siros sepse, në fakt, kemi arritur një marrëveshje me klubet”, deklaroi Sala për RTL 102.5.
Sipas tij, stadiumi i ri duhet të jetë gati deri në 2031, pasi UEFA ka paralajmëruar se Milano nuk do të merret në konsideratë për organizimin e Euro 2032 nëse San Siro mbetet në gjendjen aktuale.
Procesi përfshin një rezolutë dhe një propozim projekti që do të kalojë në Këshillin e Qytetit, ku do të zhvillohen komisione dhe diskutime përpara vendimit përfundimtar. Sala ka deklaruar se do të votojë pro, por vendimi i fundit do t’i takojë këshilltarëve bashkiakë.
Nëse gjithçka ecën sipas planit, marrëveshja pritet të finalizohet deri në fund të këtij muaji, duke hapur rrugën për ndërtimin e një impianti modern që do të zëvendësojë stadiumin historik.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
16 Shtator, 2025 14:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.