Milani përgatit ofensivën – Vlahovic dhe Ramos në listë
Ndërsa saga e Jasharit vazhdon mes Belgjikës dhe Italisë, Milani po punon me intensitet për të përforcuar skuadrën në prag të sezonit të ri. Trajneri Massimiliano Allegri ka kërkuar përforcime të qarta në mbrojtje dhe sulm, me objektiva të profilit të lartë.
Mbrojtja – Guéla Doué afër Milanit Në krahun e djathtë të mbrojtjes, objektivi kryesor mbetet Guéla Doué i Strasburgut. Kuqezinjtë po negociojnë për të ulur kërkesat e klubit francez dhe marrëveshja mund të mbyllet në ditët në vijim.
Sulmi – Vlahovic dhe Ramos në skenë Situata në repartin ofensiv është më e ndërlikuar. Dusan Vlahovic është emri që po fiton terren, me Juventusin që kërkon ta shesë urgjentisht. Milan po pret që kërkesat të zbuten, ndërsa lojtari duhet të pranojë ulje page për të realizuar transferimin.
Në skenë ka hyrë edhe Gonçalo Ramos, i cili është ofruar nga agjenti Jorge Mendes. Me një pagë prej €3 milion, ai mund të vijë me huazim me të drejtë blerjeje, duke qenë një alternativë më e arritshme.
Daljet – Bennacer, Adli, Okafor, Chukwueze Milani po punon për të sistemuar Ismaël Bennacer dhe Yacine Adli, të cilët presin oferta nga klubet europiane. Për Bennacer ka interes nga Arabia Saudite, por lojtari nuk është bindur ende.
Bologna pritet të përshpejtojë për Noah Okafor pas shitjes së Ndoye, ndërsa për Samuel Chukwueze ka vetëm interesa për huazim.
Goditja e madhe në sulm pritet të vijë pak para startit të kampionatit më 23 gusht, kur Milani përballet me Cremonesen në “San Siro”.
Flaka
















