Momente të vështira për Moratën, një tjetër rrëfim prekës
Juventusi vijon të punojë intensivisht për merkaton e verës, duke e vendosur prioritetin te sulmuesit. Bardhezinjtë janë të vendosur të mbajnë Kolo Muanin, i cili pas refuzimit të një kalimi në Arabinë Saudite, ka mbetur në qendër të planeve të klubit.
Në anën tjetër, interesimi për Victor Osimhen është rindezur. Napoli dhe Juventus pritet të hapin negociatat për një transferim të mundshëm të sulmuesit nigerian drejt Torinos. Megjithatë, gjithçka do të varet nga e ardhmja e Dusan Vlahovic, që mbetet një faktor kyç në strategjinë e merkatos. Nëse sulmuesi serb largohet, atëherë trajneri Igor Tudor mund të përfitojë nga afrimi i dy sulmuesve të rinj.
Bardhezinjtë po synojnë gjithashtu përforcime në mesfushë, me Ederson të Atalantas që kryeson listën e dëshirave. Mesfushori brazilian ka refuzuar oferta nga klube arabe, por Juventus duhet të paguajë një shifër të lartë për të siguruar shërbimet e tij. Ndërkohë, Sandro Tonali dhe Davide Frattesi mbeten opsione të vështira, me Tonalin që dëshiron të qëndrojë te Newcastle, ndërsa për Frattesin çdo bisedim do të shtyhet pas Botërorit për Klube.
Me afrimin e sezonit të ri, Juventus po bën lëvizje të rëndësishme për të garantuar një skuadër konkurruese. Mbetet për t’u parë se cilat transferime do të realizohen në javët e ardhshme.
Flaka
















