Mos i mbani në frigorifer! Këto ushqime humbasin shijen dhe cilësinë në temperatura të ulëta
Shumë njerëz mendojnë se frigoriferi është zgjidhja ideale për ruajtjen e çdo ushqimi, por në fakt disa produkte mund të humbasin shijen, aromën dhe cilësinë kur qëndrojnë në temperatura të ulëta.
Ekspertët e ushqimit theksojnë se disa produkte janë më të përshtatshme të ruhen në temperaturë dhome, pasi i ftohti mund të ndikojë negativisht në përbërjen dhe freskinë e tyre.
Ndër ushqimet që nuk rekomandohet të ruhen në frigorifer janë domatet, të cilat humbasin shijen dhe procesin natyral të pjekjes, borziloku që thahet më shpejt, si dhe patatet ku temperaturat e ulëta ndikojnë në shndërrimin e niseshtesë në sheqer.
Edhe buka nuk është zgjedhje e mirë për frigoriferin, pasi temperaturat e ftohta e bëjnë të humbasë freskinë më shpejt. Po ashtu, fruta si banania, avokado dhe ananasi preferojnë ambiente më të ngrohta.
Produkte të tjera si mjalti, vaji i ullirit, çokollata, kafeja, qepa dhe hudhra ruajnë më mirë cilësitë e tyre jashtë frigoriferit, në vende të thata dhe larg dritës direkte.
Ruajtja e duhur e ushqimeve është një mënyrë e rëndësishme për të mbajtur shijen, aromën dhe vlerat e tyre ushqyese sa më gjatë.
Flaka
















