Mourinho i entuziazmuar për Endrickun, Real Madridi e sheh brazilianin si pjesë kyçe të sezonit të ardhshëm
José Mourinho është gati për një rikthim të bujshëm te Real Madridi dhe një nga lojtarët me të cilët mezi pret të punojë është talenti brazilian Endrick.
Sipas raportimeve të fundit, tekniku portugez e vlerëson shumë sulmuesin e ri dhe beson se ai mund të ketë një rol të rëndësishëm në skuadrën madrilene. Mourinho e konsideron Endrickun një sulmues me potencial të jashtëzakonshëm, ndërsa vlerëson edhe aftësinë e tij për të luajtur në krahët e sulmit kur situata e kërkon.
Ndërkohë, drejtuesit e Real Madridit i kanë bërë të qartë lojtarit se ai do të jetë një pjesë shumë e rëndësishme e projektit për sezonin e ardhshëm, duke i dhënë besim të plotë për të vazhduar zhvillimin e tij në “Santiago Bernabéu”.
Raportimet shtojnë se Mourinho mund të zyrtarizohet si trajner i ri i Real Madridit brenda 24 orëve të ardhshme, në rast se Florentino Pérez fiton zgjedhjet presidenciale të klubit. Një vendim i tillë do të shënonte rikthimin e portugezit në krye të “Los Blancos” pas shumë vitesh.
Nëse ky skenar realizohet, Endrick pritet të jetë një nga lojtarët që mund të përfitojë më shumë nga besimi dhe filozofia e trajnerit portugez.
Flaka
















