Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut në përputhje me njoftimin e publikuar për prokurimin publik të mallrave, me lëndë prokurimi: “Blerja, instalimi dhe vënia në punë e stacionit të ajrit të kompresuar”, ka kryer sot një hapje publike përmes ESJN.
“Është pranuar një ofertë, për të cilën në periudhën në vijim, brenda afateve ligjore, do të bëhet vlerësim nga Komisioni i Prokurimit Publik dhe ekspertë të jashtëm të punësuar, pas së cilës nëse plotëson kushtet e dokumentacionit të tenderit, do të merret Vendimi për përzgjedhjen e ofertës më të favorshme dhe do të lidhet kontrata për prokurim publik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sallat e operacionit në klinikat kirurgjikale prej muajsh punojnë me kompresorë të jashtëm, të cilët janë një zgjidhje e përkohshme deri në vendosjen e sistemit të ri të kompresorit.
Drama me sistemin e ajrit të kompresuar të kirurgjisë së Shkupit ka vazhduar që nga mesi i muajit maj, kur sallat e operacionit u mbyllën pasi në salla u shfaq një erë e keqe.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
12 Shtator, 2024 19:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.