Kampioni i botës në vitin 2014, Shkodran Mustafi, është emëruar ndihmëstrajner i Kombëtares U21 të Gjermanisë, duke zëvendësuar legjendën Hermann Gerland, i cili ka përfunduar karrierën si trajner aktiv.
Mustafi, i cili ka punuar me Kombëtaren U17 gjatë vitit të kaluar, do të bashkëpunojë me trajnerin kryesor Antonio Di Salvo dhe asistentin Ovid Hajou, duke sjellë eksperiencën e tij ndërkombëtare në zhvillimin e talenteve të rinj.
“Jam shumë i emocionuar për këtë hap të ri. Dua të ndaj përvojën time me lojtarët e rinj dhe të ndihmoj në rritjen e tyre,” tha Mustafi për SPORT1.
Debutimi i tij në pankinë do të jetë më 5 shtator, në miqësoren ndaj Shqipërisë, ndërsa më 9 shtator, Gjermania U21 luan ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2027 ndaj Letonisë në Rostock.
Mustafi, me origjinë nga Maqedonia e Veriut, është një nga ish-lojtarët më të suksesshëm të DFB-së, me titullin e Kampionit të Botës 2014, një gjysmëfinale në Euro 2016 dhe fitimin e Kupës së Konfederatave 2017.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
13 Gusht, 2025 20:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.