Një miliardë e gjysmë euro janë vënë në dispozicion për të rimarrë lumin dhe për ta bërë atë të përshtatshëm për not, megjithatë Sena rrezikon të mos shohë atletë olimpikë që notojnë në ujërat e tij. Më shumë se një muaj para fillimit të Lojërave Olimpike 2024 të planifikuara për në Paris, rruga ujore për garë ka ende nivele shumë të larta të “Escherichia coli”, “enterokokëve” dhe “acidit trifluoroacetik”.
Kjo ka bërë që edhe kryebashkiaku i kryeqytetit Ane Hidalgo dhe presidenti Emanuel Makron të rimendojnë të zhvillojnë aty garat e notit. Takimi ishte caktuar për datën 23 qershor, por mund të shtyhet edhe për shkak të protestës së planifikuar për në vijim nga një sërë qytetarësh që kanë hedhur idenë për të kryer jashtëqitje në Senë dhe për ta përdorur atë si tualet.
Teksa presin të zbulojnë nëse parizienët do të ndërmarrin veprime apo jo, ata që janë më të shqetësuar janë atletët e notit dhe triatlonit, të cilët do të duhej të garonin në rrugën e ndotur ujore. Ata thonë edhe se asnjë nga vlerat e ujit nuk është në nivelin e standardit.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
14 Qershor, 2024 19:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.