Nëna e Ronaldos shpërthen ndaj Portugalisë: Nuk e respektuan djalin tim!
Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si është trajtuar djali i saj nga Kombëtarja e Portugalisë, duke shprehur pakënaqësi edhe për ceremoninë e organizuar në nder të tij.
Ajo deklaroi se Cristiano nuk është respektuar nga bashkëlojtarët në Kombëtare dhe se nderimi për të duhej të ishte bërë në praninë e tij, e jo në mungesë të yllit portugez.
Dolores gjithashtu u shpreh se disfata e Portugalisë ndaj Danimarkës ishte e merituar, ndërsa shtoi se Sporting Lisbona do ta nderojë Ronaldon, pasi sipas saj, aty vlerësohet kontributi i tij.
Pas këtyre deklaratave ka reaguar trajneri Jorge Jesus, i cili tregoi mirëkuptim për nënën e Ronaldos, duke e cilësuar atë si një nënë shembullore.
“Një nënë është gjithmonë një nënë. Nga ajo që kam lexuar, rritja e fëmijëve të saj nuk ka qenë e lehtë. Ajo është një nënë shembullore. Për mua, gjithçka është normale dhe e kuptueshme”, deklaroi Jesus.
Ai gjithashtu foli për marrëdhënien e tij me Ronaldon dhe mohoi se e kishte mashtruar gjatë kohës kur mori drejtimin e Al Nassr.
“Kur shkova te Al Nassr, i thashë se do ta ndihmoja të bëheshin kampionë. Unë nuk e kam mashtruar”, përfundoi Jorge Jesus.
Flaka















