Neuer para përballjes me Real Madrid: “Jemi në kontroll, mund të bëjmë gjëra të mëdha”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Prill, 2026 19:42

Neuer para përballjes me Real Madrid: “Jemi në kontroll, mund të bëjmë gjëra të mëdha”

Portieri gjerman Manuel Neuer ka folur në konferencën për shtyp në prag të sfidës së madhe të Bayern Munich ndaj Real Madrid, duke theksuar besimin dhe formën e mirë të skuadrës bavareze.

Neuer u shpreh se ekipi e di shumë mirë si është të kalosh një sezon pa trofe, por shtoi se aktualisht Bayern është në një situatë të favorshme dhe “në kontroll të fatit të vet”, duke qenë ende në garë në të gjitha kompeticionet.

Portieri gjerman foli edhe për të ardhmen e tij, duke theksuar se ende nuk ka marrë një vendim për pensionimin, por se kjo çështje nuk do të lidhet me trofetë e fituar.

Ai gjithashtu komentoi eliminimin e mëparshëm ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, duke thënë se ajo ndeshje tashmë i përket së kaluarës dhe se skuadra aktuale është ndryshe.

Në fund, Neuer vlerësoi edhe portierët e mëdhenj të historisë, duke përmendur emra si Thibaut Courtois, Peter Schmeichel, Oliver Kahn, Iker Casillas dhe Gianluigi Buffon, duke theksuar se është e vështirë të përcaktohet më i miri i të gjitha kohërave.

Flaka

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Prill, 2026 19:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?