Nis beteja për zëvendësime në komisionin e përzier historik RMV-Bullgari!

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shtator, 2024 15:44

Nis beteja për zëvendësime në komisionin e   përzier historik RMV-Bullgari!

Kryeministri Hristijan Mickoski sot paralajmëroi se në seancën e ardhshme të qeverisë ose atë pas saj do të bëhen të ditur anëtarët e rinj të ekipit të RMV-së nga komisioni i përzier për çështje historike dhe arsimore ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë.

“Këto ditë pres të takohem me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Ai tani është jashtë shtetit, mendoj se dje ishte në Bled, sot në Beograd, dhe pastaj shkon në një vend tjetër. Kur ta takoj, do t’i specifikojmë. Ka disa ide, ka disa mendime. Mendoj se në seancën e ardhshme qeveritare apo pas asaj do të kalojë përbërja e re e komisionit që negocion për çështje historike me fqinjin tonë lindor, por edhe me atë jugor”, tha Mickoski pas fillimit të ndërtimit të fabrikës për bateri litiumi në ZZHTI Shkup.

Komisioni i përzier historik është politizuar, anëtarët e tij nuk duan më të jenë pjesë e një përbërje të tillë dhe për shkak të situatës së rënduar tashmë pa rezultat prej gjashtë viteve, epilog konstruktiv nuk do të ketë. Kështu u deklarua mbrëmë kryetari i Komisionit të përzier historik maqedono-bullgar, Dragi Gjorgiev. Ndërkohë kryeministri, Hristijan Mickoski tha se ka disa ide për format të ri të këtij komisioni nga pala maqedonase dhe se së shpejto do të ulen bashkërisht me ministrin e jashtëm, Timço Mucunski të zgjedhin formatin e tij.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shtator, 2024 15:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?