Një gotë lëng domateje çdo ditë, përfitimet që mund të sjellë për shëndetin
Lëngu i domates është një nga pijet natyrale që mund të sjellë përfitime të shumta për organizmin, falë përmbajtjes së lartë të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve.
Sipas disa studimeve, konsumimi i rregullt i lëngut të domates mund të ndihmojë në përmirësimin e disa treguesve të shëndetit, duke përfshirë kontrollin e kolesterolit dhe rritjen e nivelit të likopenit, një antioksidant i fuqishëm që gjendet te domatet.
Domatet kanë pak kalori dhe një gotë lëng domateje përmban lëndë ushqyese të rëndësishme si kalium, kalcium, magnez, vitamina A, B dhe C. Për shkak të përmbajtjes së likopenit, konsumimi i domateve është lidhur me mbështetjen e shëndetit të zemrës dhe mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
Përveç kësaj, lëngu i domates mund të kontribuojë në hidratimin e trupit dhe të jetë një zgjedhje e mirë për personat që kërkojnë të përfshijnë më shumë ushqime natyrale në dietën e tyre.
Një mënyrë e thjeshtë për përgatitjen e lëngut të domates në shtëpi është përdorimi i domateve të freskëta, të cilat shtrydhen dhe më pas ruhen në kushte të përshtatshme.
Ekspertët kujtojnë se një ushqyerje e ekuilibruar, e kombinuar me aktivitet fizik dhe zakone të shëndetshme jetese, është çelësi për mirëqenie afatgjatë.
Flaka
















