Njerëzit që zgjohen herët kanë më pak depresion
Koha kur zgjohemi në mëngjes ose në mbrëmje mund të jetë e ndikuar nga faktorë gjenetikë dhe kjo lidhet drejtpërdrejt me gjendjen shpirtërore dhe mirëqenien e individit.
Sipas një studimi të publikuar në revistën Molecular Psychiatry, personat që zgjohen herët kanë tendencë të raportojnë nivele më të ulëta të depresionit dhe ankthit, krahasuar me ata që preferojnë të qëndrojnë zgjuar deri vonë.
Autorja kryesore e studimit, Jessica O’Loughlin, analizoi të dhënat e mbi 450 mijë personave të moshës së mesme dhe gjeti se zakonet e gjumit ndikojnë ndjeshëm në shëndetin mendor.
Sipas saj, njerëzit që ndjekin ritme natyrale të gjumit, duke fjetur herët dhe duke u zgjuar herët, priren të kenë më shumë stabilitet emocional dhe më pak probleme me ankthin.
Ndërkohë, studiues nga Universiteti i Exeter identifikuan qindra variante gjenetike që ndikojnë në orarin e zgjimit të njeriut, duke treguar se “tipi i mëngjesit” mund të ketë edhe avantazhe shëndetësore.
Rezultatet treguan gjithashtu se individët që zgjohen herët kishin rreth 8% më pak gjasa të përjetonin depresion, duke u lidhur kështu me një nivel më të lartë mirëqenieje dhe lumturie.
Flaka
















