Noni Madueke ndez rivalitetin në Premier League me komentet e tij
Ylli i Arsenalit, Noni Madueke, ka ndezur rivalitetin në futbollin anglez me deklaratat e tij gjatë paradës së festimeve për titullin kampion në Premier League.
Mes atmosferës festive dhe plot tifozëve që kishin mbushur rrugët për të festuar suksesin e “Topçinjve”, Madueke shfaqi besim të madh se skuadra e tij do të vazhdojë dominimin edhe sezonin e ardhshëm.
“Do ta bëjmë përsëri, më besoni, do ta bëjmë përsëri”, deklaroi ai para tifozëve, duke lënë të kuptohet se Arsenali synon të mbrojë titullin kampion.
Por anglezi nuk u ndal me kaq. Ai dërgoi edhe një mesazh provokues për rivalët e klubit londinez.
“Sinqerisht, as nuk e di se çfarë po bëjnë rivalët tanë… ata vetëm po marrin pjesë. Kaq”, u shpreh Madueke.
Deklarata e tij pritet të shkaktojë reagime të shumta në rrjetet sociale dhe te tifozët e skuadrave rivale, veçanërisht duke pasur parasysh konkurrencën e fortë në Premier League.
Arsenali duket i vendosur të vazhdojë sukseset edhe në sezonin e ardhshëm, ndërsa fjalët e Madueke tregojnë vetëbesimin e madh që mbretëron aktualisht në kampin londinez.
Flaka
















