Nuk mbaron me kaq/ Meghan Markle paditet sërish nga e motra

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Gusht, 2024 17:31

Nuk mbaron me kaq/ Meghan Markle paditet sërish nga e motra

Samantha Markle, motra e Meghan Markle, e ka paditur sërish dukeshën. 59-vjeçarja, e cila ka të njëjtin baba me Meghan, thotë se dukesha e Sussex e ka dëmtuar atë. 59-vjeçarja po apelon kundër një vendimi të gjykatës që refuzon pretendimin e saj se Meghan e bëri atë të ishte një ‘gënjeshtare, raciste, kërkuese e famës’.

Sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara në The Sun, Samantha pretendon se motra e saj e ka shkatërruar imazhin e saj publikisht dhe në shkallë globale. Në dokumente, Samantha zbuloi gjithashtu se pretendimet e Meghan kanë dëmtuar reputacionin e saj personal dhe profesional pasi ajo ka hasur në “vuajtje të pamëshirshme në internet”.

“Ajo ia ka dalë që Samantha të mos mund të punojë, madje as të shijojë aktivitetet më të zakonshme, si të shkojë në dyqane ushqimore pa u ngacmuar”, shkruhet në dokumentin që avokati i Samantës ka çuar në gjykatë.

Gjatë intervistës së Meghan 2021 me Oprah Winfrey, ajo tha se Samantha e ndryshoi emrin e saj në Markle vetëm pasi Meghan nisi romancën me Harry-n. Duke iu kthyer deklaratës së Meghan se Samantha ndryshoi emrin e saj nga Rasmussen përsëri në Markle pasi Dukesha filloi të takohej me Harry-n, kjo është e vërtetë dhe se sipas gjykatës pretendimet e Samanthës për prishje imazhi janë të pabaza. Meghan u padit nga gjysmë motra e saj për 70 mijë euro.

45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Gusht, 2024 17:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?