Nuno Espirito drejt shkarkimit nga Nottingham Forest

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Gusht, 2025 11:52

Nuno Espirito drejt shkarkimit nga Nottingham Forest

Vetëm pak javë pasi firmosi një kontratë të re afatgjatë me Nottingham Forest, trajneri portugez Nuno Espirito Santo raportohet se është pranë largimit nga posti i tij. Sipas mediave britanike, marrëdhëniet mes tij dhe pronarit të klubit, biznesmenit grek Evangelos Marinakis, janë përkeqësuar ndjeshëm për shkak të mosmarrëveshjeve mbi politikat e merkatos verore.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se tensionet kanë nisur gjatë afatit kalimtar, ku Forest shpenzoi rreth 124 milionë euro për të transferuar 13 lojtarë të rinj, ndërsa largoi 16 të tjerë duke arkëtuar 174 milionë euro. Megjithatë, Nuno ka shprehur pakënaqësi për mënyrën dhe kohën e realizimit të këtyre marrëveshjeve, duke e cilësuar përgatitjen e skuadrës si “jo ideale” për sezonin e ri.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja përplaset. Edhe sezonin e kaluar, Marinakis kishte zbritur në fushë për ta qortuar publikisht trajnerin pas një ndeshjeje zhgënjyese.

E ardhmja e Nunos në “City Ground” mbetet e paqartë, ndërsa raportimet flasin se drejtuesit po shqyrtojnë opsione të tjera për stolin e skuadrës.

Flaka

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Gusht, 2025 11:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?