Nutricionistët këshillojnë: Ushqimet më të mira për situata emergjente!
Për shkak të tensioneve në rritje në kontinent, shumë vende evropiane kanë publikuar së fundmi udhëzues mbijetese për të ndihmuar qytetarët të përgatiten për kriza të tilla si lufta ose sulmet kibernetike. Në fund të marsit, Komisioni Evropian u bëri thirrje shteteve anëtare të BE-së të ndihmojnë qytetarët e tyre të përgatiten për situata të tilla, duke rekomanduar krijimin e një kit emergjence që mbulon 72 orët e para.
Ky kit duhet të përfshijë kompletin e ndihmës së shpejtë, ilaçet, radio dhe fenerë me bateri, karikuesit e pajisjeve, para në dorë, kopje të dokumenteve të rëndësishme, çelësat, rroba të ngrohta dhe mjete bazë.
Nutricionistja Lia Faria ka dhënë rekomandime mbi zgjedhjen e ushqimeve më të përshtatshme për emergjenca. Ajo thekson se është më mirë të blini ushqime që nuk prishen dhe nuk kërkojnë gatim, si bishtajore të konservuara, peshk të konservuar, pulë dhe vezë të dehidratuara. Për energji të shpejtë, rekomandohen sheqeri, mjalti dhe reçelet, ndërsa uji mbetet elementi më i rëndësishëm për mbijetesë.
Pas ndërprerjes së fundit të energjisë elektrike në Portugali, qytetarët kanë filluar t’i marrin këto rekomandime më seriozisht. Me rritjen e pasigurisë globale, përgatitja për situata emergjente po bëhet një prioritet për shumë familje evropiane.
Flaka
















