“Opozita e vdekur politikisht”/ Bamir Topi zbulon si e paralajmëroi Berishën në vitin 2008: I thashë mos prano marrëveshjen, por…

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 19:44

“Opozita e vdekur politikisht”/ Bamir Topi zbulon si e paralajmëroi Berishën në vitin 2008: I thashë mos prano marrëveshjen, por…

Ish presidenti Bamir Topi ka deklaruar se opozita sot po vuan ende pasojat e marrëveshjes së prillit 2008.

Në një intervistë në emisionin “Zona Zero” në Top News, ai u shpreh se opozita është e vdekur tashmë politikisht, por kujton se ai e paralajmëroi Berishën për atë që do të ndodhte.

Bamir Topi: Dëmi i marrëveshjes prill 2008, jo vetëm që vazhdon, por konfirmon dhe atë që po ndodh. Ai që është në krye të një maxhorance, nuk jep asnjë lloj garancie që komisioni që merret me zgjedhjet të jetë neutral. Komisioni është politik dhe kontrolli votë s’vjen nga partitë politike.

Këtu jemi në parimin e funksionimit të ultacentrifuges, sa më shumë rriten xhirot, aq më shumë dalin peshat e lehta. E kam fjalën për partitë e reja. PS dhe PD janë pesha të rënda. PS ka komoditetin se ka një administratë që ka 12 vite që e motivon për zgjedhje, ndërsa PD është e vdekur politikisht. Në një komunikim të kryeministrit me publikun, thotë “deputeti që duam”, për Shqipërinë e vitit 2013.

Këto nuk janë lapsuse, janë gjëra të ndërtuara me diabolizëm. Ai nuk ve në dyshim zgjedhjet e vitit 2025, por nuk thotë as shqipëria e vitit 2029, konfirmon dhe jep një mesazh edhe psikologjik kundërshtarit dhe shoqërisë, bëni çtë doni unë jam këtu edhe në mandatin e 2029. Bëhet fjalë për një artikulim të mirëmenduar. Shoh që ka një rritje të fortë të frekuencës në dalje në media. Ka filluar një betejë e parabartë, por kjo nuk vjen për shkak të Edi Ramës.

Më lejoni ta vendos gishtin në plagë, kjo vjen nga Sali Berisha, të cilin e kam paralajmëruar në prill 2008, ku raportet mes nesh ishin normale dhe miqësore dhe duke respektuar vlerat. I kam thënë mos e bëj këtë hap, jo do e bëj. Mos e bëj se je i përfshirë emocionalisht në këtë marrëveshje. Kuotat politike të qeverisë Berisha ishin në rënie të lirë. Duke dashur të krijojë, hyri në këtë marrëveshje, kjo Ramës i pëlqeu. U bë kjo marrëveshje, filluan debatet. Unë e kundërshtova.

Top Channel

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 19:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?