Padi ndaj disa personave nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova në lidhje me aksidentin vdekjeprurës në autostradë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 21:20

Padi ndaj disa personave nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova në lidhje me aksidentin vdekjeprurës në autostradë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj disa personave si të dyshuar për shkaktimin e një aksidenti vdekjeprurës në autostradën ndërmjet Shkupit dhe Kumanovës në fillim të muajit shtator, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër D.D.(40), D.M.(59), P.G.(42), P.M.(56), S.S.(39) dhe R.P.(58), të gjithë nga Shkupi dhe rrethina e Shkupit, kundër Z.N.(61) nga Manastiri dhe H.R.(58) nga Kosova , si dhe dy persona juridikë nga Shkupi dhe një person juridik nga Gostivari për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale”, raportoi Policia e Maqedonia e Veriut.

Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut gjatë punimeve ndërtimore”, “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, “rrezikim i sigurisë në komunikacion” dhe “krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”. Këto vepra janë të dënueshme në bazë të Kodit Penal.

“Më datën 02.09.2024 në ora 11:30 në SPB Shkup është denoncuar se në autostradën Shkup – Kumanovë, rreth dy kilometra para Pikë Pagesës “Miladinoc”, automjeti i pasagjerëve “mercedes” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga B.A. (34) nga fshati Opajë, Kumanovë, ka goditur në mënyrë të kundërligjshme tabelat e vendosura në komunikacion për devijimin e komunikacionit dhe kamionin e ndalur “man” me targa të Shkupit, në pronësi të personit juridik nga Shkupi dhe i parkuar në mënyrë të kundërligjshme nga R.P.(58) nga f. Gllumovë- Shkup”, sqaroi Policia.

Ndryshe, Prokuroria Themelore Publike më 5 shtator ka dhënë Urdhër për inspektim të punimeve në autostradën Shkup – Kumanovë dhe ndërprerjen urgjente të punimeve, pasi në këtë aksident ka ndërruar jetë shoferi B.A. dhe djali i tij i vogël.

Në lidhje me këtë çështje, Prokuroria menjëherë kishte filluar procedurat ndaj dy personave të dyshuar për veprën penale – Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion. Ndaj tyre, pas masës së paraburgimit prej 48 orëve, u caktua masa e kujdesit.

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 21:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?