Pajazit Pajaziti, gjykatësi i cili është nën llupën e Këshillit Gjyqësor

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Shtator, 2024 19:23

Pajazit Pajaziti, gjykatësi i cili është nën llupën e Këshillit Gjyqësor

Pajazit Pajaziti, gati 12 vјеt është gjykatës në Gjykatën Penale të Shkupit, ndërkaq emri i tij, ndër vite, disa herë është lakuar dhe përfolur në rrethana të ndryshme. Megjithatë, çështja e arratisjes së ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, në të cilën ai ishte gjykatës i procedurës paraprake, e ka bërë që të jetë në fokus të opinion.

Pajaziti ishte objekt i hetimit nga Komisioni i Këshillit Gjyqësor, tre anëtarët e të cilit kanë konstatuar gjendjen faktike se si Pajaziti ka vepruar në lëndën e Ramadanit dhe lëndën e ish anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Ixhet Memeti dhe gjykatësit suprem Naqe Georgiev.

Në lëndën e Ramadanit, Komisioni nuk ka gjetur arsyet të mjaftueshmë për zëvendësimin e paraburgimit me arrest shtëpiak. Gjithashtu komisioni nuk ka gjetur sqarime për mbikëqyrjen e Ramadanit, i cili u arratis në ditën kur me ankesë të Prokurorisë, Këshilli Penal i Gjykatës, e rrëzoi vendimin e Pajazitit për e paraburgimit.

Komisioni ka konstatuar gjendjen faktike edhe për lëndën e Ixhet Memetit dhe Naqe Georgievit, të cilët, në rrethana të kapjes në flagrancë duke marrë ryshfet për t’i mundësuar lehtësimin e masës së dënimit përmes marrëveshje një trafikanti, ish kryetar i Komunës së Novo Sellës arritën marrëveshje me Prokurorinë që të marrin dënime minimale, ndërkaq këtë marrëveshje e ka pranuar gjykatësi Pajaziti.

Për shembull, Ixhet Memeti ka pranuar fajin se është i përfshirë në skemën e ryshfetit dhe për vepër penale e cila shkon deri në pesë vjet burg është dënuar vetëm me kusht. Nga ana tjetër, gjykatësi Georgiev, vepra e cila i ngarkohet parashikon dënim me burg deri 10 vjet, megjithatë, Pajaziti ka pranuar marrëveshjen që të dënohet vetëm 3 vjet dhe t’i cakton ndalesën e ushtrimit të profesionit.

Pajaziti, ishte aktual edhe në janar të këtij viti pasi, pavarësisht propozimit këmbëngulës të Prokurorisë, ai nuk caktoi paraburgim për Bekim Nezirin dhe 3 të tjerët, të dyshuar për dhunën në M-NAV edhe pse vepra për të cilën dyshoheshin ata në praktikën gjyqësore obligon masa kujdesit të rrepta.

Pajaziti do të mbahet mend edhe për çështjen e Gruevskit, i cili derisa ushtronte detyrën e gjykatësit për zbatimin e sanksioneve, refuzoi ankesën për vuajtje të dënimit me burg prej dy vitesh për lëndën Tanku. Derisa korrierët e kërkonin për t’ia dorëzuar fletë-urdhëresën për të shkuar në burg, Gruevski u arratis në Hungari.

Këshilli Gjyqësor, edhe atëherë formoi Komision për të shqyrtuar veprimin e Pajazitit, por asokohe, Komisioni nuk kishte konstatuar lëshime. /Alsat.mk

237
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Shtator, 2024 19:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
237
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?