Para se të ndizni skarën, ja çfarë duhet të dini për mishin dhe peshkun

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Gusht, 2026 14:42

Para se të ndizni skarën, ja çfarë duhet të dini për mishin dhe peshkun

Grilata është një nga mënyrat më të dashura të përgatitjes së ushqimit, duke bashkuar shijen e mishit, peshkut apo perimeve me atmosferën e një vakti mes familjes dhe miqve.

Pjekja në skarë ka një histori të gjatë dhe vazhdon të jetë pjesë e traditës së shumë vendeve. Megjithatë, për një rezultat sa më të mirë, nuk mjafton vetëm ndezja e zjarrit – rëndësi të madhe kanë zgjedhja e produktit dhe përgatitja para pjekjes.

Ekspertët e kuzhinës këshillojnë që mishi i bardhë të marinohet paraprakisht, në mënyrë që të ruajë butësinë dhe të mos thahet gjatë pjekjes. Për një marinim të shijshëm mund të përdoren përbërës si kosi, limoni, erëzat aromatike, hudhra dhe piperi.

Edhe peshku mund të marrë një shije të veçantë në skarë falë marinimeve me vaj ulliri, limon, majdanoz, hudhër dhe erëza të ndryshme.

Për mishin e bardhë, një kombinim interesant është përzierja e kosit me curry, majdanoz, lëng limoni, piper dhe hudhër. Copat e mishit lihen të pushojnë në këtë marinim për rreth dy orë para pjekjes.

Ndërsa për peshkun, një marinim i thjeshtë me limon, hudhër, majdanoz dhe trumzë mund të përmirësojë ndjeshëm shijen.

Një detaj i rëndësishëm është që para vendosjes në skarë, mishi dhe peshku duhet të kullohen mirë nga marinimi dhe të thahen me letër kuzhine, në mënyrë që pjekja të jetë sa më e rregullt.

Me pak kujdes në përgatitje, një grilatë mund të shndërrohet në një vakt perfekt me aromë dhe shije të paharrueshme.

Flaka

8

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Gusht, 2026 14:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut