Paraburgim për 53-vjeçarin nga Gostivari, dyshohet për sulm fizik dhe seksual ndaj gruas
Sipas informatave zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit më 29 maj 2025, rreth orës 02:00, në banesën e viktimës në Gostivar. A.S. dyshohet se ka sulmuar gruan 38-vjeçare me një objekt metalik dhe ka kryer një akt të dhunës seksuale ndaj saj, shkruan Flaka
Rasti është denoncuar fillimisht në Stacionin Policor në Gostivar dhe gjithashtu përmes faqes zyrtare të MPB-së në Facebook. Pas denoncimit, rreth orës 19:45 të së njëjtës ditë, policia ka ndërhyrë dhe e ka ndaluar të dyshuarin.
A.S. është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal. Pas procedurave të para hetimore, gjykata ka vendosur ndaj tij masën e paraburgimit.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë dhe rasti do të ndiqet me përparësi për shkak të natyrës së rëndë të veprës penale. Flaka