Paralajmërimet mjekësore u injoruan: Rinovimi i Mendy-t cilësohet si gabim

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Janar, 2026 15:34

Paralajmërimet mjekësore u injoruan: Rinovimi i Mendy-t cilësohet si gabim

Situata e Ferland Mendy te Real Madridi ka marrë një kthesë të papritur vetëm pak muaj pas rinovimit të kontratës së tij. Sipas raportimeve, vendimi për zgjatjen e bashkëpunimit me mbrojtësin francez erdhi drejtpërdrejt me kërkesë të trajnerit Carlo Ancelotti, menjëherë pas triumfit të “Los Blancos” në Ligën e Kampionëve 2024.

Megjithatë, burime pranë klubit bëjnë të ditur se stafi mjekësor kishte paralajmëruar drejtuesit se rinovimi përbënte një rrezik serioz. Vlerësimet mjekësore kishin nxjerrë në pah problemet e vazhdueshme muskulore të Mendyt, me një nga ekspertët që kishte shkuar deri aty sa ta cilësonte “një mrekulli” faktin që lojtari ishte ende në gjendje të luante futboll në nivel profesional.

Vetëm disa muaj pas rinovimit, Real Madridi thuhet se ka filluar të pendohet për këtë vendim. Klubi ka angazhuar disa agjentë të besuar për të kërkuar oferta për Mendy-n, duke qenë i vetëdijshëm se interesimi në treg është i kufizuar për shkak të historisë së tij me dëmtimet.

Edhe pse kanë mbërritur disa oferta për shërbimet e mbrojtësit francez, asnjëra prej tyre nuk i ka përmbushur pritshmëritë ekonomike të klubit madrilen. Si pasojë, Real Madridi po shqyrton alternativa të ndryshme për ta shitur Ferland Mendy-n përpara skadimit të kontratës së tij, në mënyrë që të shmangë një humbje financiare dhe të hapë rrugë për përforcime të reja në krahun e majtë të mbrojtjes.

Flaka

96
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Janar, 2026 15:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
96
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?