Partitë, të ndara për interpelancën e kryeparlamentarit Gashi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 19:09

Partitë, të ndara për interpelancën e kryeparlamentarit Gashi

Qëndrimet mes partive politike, një ditë pas dështimit të interpelancës për kreun e Kuvendit Afrim Gashi, mbeten të ndara. LSDM-ja thotë se në shtet është duke u kthyer pandëshkueshmëria për funksionarët.

“VMRO-DPMNE-ja bashkë me BDI-në dhe ZNAM-in në seancën e djeshme të Kuvendit e mbrojtën Gashin nga të gjitha skandalet për të cilat opinioni ishte dëshmitarë në periudhën e kaluar. Kjo nënkupton se VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe ZNAM nuk i intereson aspak kush e kontrollon kufirin me Kosovën, çfarë kalon nëpër kufi dhe si. Kjo nënkupton se VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe ZNAM nuk i intereson aspak respektimi i ligjeve në shtet. Mund të konkludojmë se pandëshkueshmëria nga viti 2016 kthehet nga dera e madhe kur funksionarët nuk përgjigjeshin për asgjë”, tha Bogdanka Kuzeska, LSDM.

E Majta vlerëson se me mbështetjen ndaj këtyre shkeljeve dhe qëndrimeve populiste, përforcohen partia e tyre.

“Ky snobizëm dënohet nga votuesit, ndaj ky fenomen i partive populiste thuhet se nxit një revoltë të votuesve kundër pushtetit, të cilët për të justifikuar pozicionin e tyre të përhershëm qeverisës, i konsiderojnë kredencialet, pushtetin dhe paratë e tyre të fituara me meritë. Dhe aty qëndron problemi”, thonë nga E Majta.

Kanë reaguar edhe nga VLEN. Ata thonë se me mbështetjen që mori kreu i Kuvendit, dështojnë skenarët për destabilizim të opozitës.

“Mbrëmë, me mbështetjen e madhe që mori kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Afrim Gashi, edhe një ere u dëshmua se shumica qeveritare është stabile dhe nuk ka asnjë shenjë luhatjeje. Përveç kësaj, kjo interpelancë e nxori në skenë edhe koalicionin e ri të destabilizimit të vendit, Levica-LSDM-BDI. Në të vërtetë, Levica është vetëm maja e ajsbergut dhe zëdhënëse e një projekti më të madh të kësaj treshe, që synon destabilizimin e vendit”, thonë nga VLEN.

Interpelanca ndaj Gashit mori 21 vota për dhe 72 kundër. Për të, deputetët debatuan pothuajse gjatë gjithë ditës së djeshme. Kreu i Kuvendit, interpelancën e nisur nga E Majta e konsideroi si interpelancë ndaj përkatësisë së tij etnike dhe fetare. E Majta, ndërkohë, kishte numëruar një sërë shkeljesh, sipas tyre, si procedurale ashtu edhe ligjore. /Alsat.mk

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 19:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?