Përdorimi i gjatë i telefonit rrit dhimbjen e shpinës
Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i gjatë i telefonit mund të përkeqësojë dhimbjet e shpinës. Sipas studimeve, dy deri në katër orë të kaluara në celular mund të vendosin një presion mbi vertebrat e para të shtyllës kurrizore deri në 27 kg, një ngarkesë e ngjashme me peshën e një fëmije 7-8 vjeç.
Dhimbjet e shpinës prekin një pjesë të madhe të popullsisë moderne dhe lidhen jo vetëm me sjelljet e përditshme, por edhe me një evolucion jo të përsosur të shtyllës kurrizore. Sipas ekspertëve, kalimi nga ecja me katër këmbë te ecja në dy këmbë ka bërë që shtylla kurrizore të ndryshojë, por jo gjithmonë në mënyrë ideale. Disa karakteristika vertebrale të kushërinjve tanë primatë janë trashëguar tek njerëzit, duke e bërë shtyllën kurrizore më të ndjeshme ndaj ngarkesës.
Personat që vuajnë nga dhimbjet e shpinës mund të kenë shtyllë kurrizore më të ngjashme me atë të shimpanzeve, e cila është më pak e aftë të përballojë presionin e ecjes në këmbë. Ekspertët këshillojnë restriksion të kohës së përdorimit të telefonit, ushtrime të shpeshta të shpinës dhe qëndrime të shëndetshme për të parandaluar dëmtimet.
Flaka
















