Përfitimet dhe rreziqet e konsumit të tepërt të qumështit
Qumështi konsiderohet një nga pijet më të shëndetshme, pasi është i pasur me proteina dhe mikroelemente të rëndësishme si magnezi, kaliumi, zinku, vitamina D dhe fosfori.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se konsumimi i tepruar i tij mund të sjellë disa pasoja për organizmin.
Probleme me tretjen
Një pjesë e madhe e të rriturve vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës. Kjo ndodh kur trupi prodhon më pak enzimë laktazë, duke shkaktuar simptoma si fryrje barku, dhimbje, të përziera dhe diarre pas konsumit të produkteve të qumështit.
Rreziku për zemrën
Sipas disa studimeve, konsumimi i më shumë se tre gotave qumësht në ditë mund të lidhet me rrezik më të lartë për sëmundje kardiovaskulare, veçanërisht tek gratë.
Ndikimi në jetëgjatësi
E njëjta sasi e lartë konsumimi është lidhur edhe me rritje të rrezikut të vdekshmërisë, si tek burrat ashtu edhe tek gratë, sipas disa analizave shkencore.
Përfitimet e qumështit
Nga ana tjetër, qumështi mbetet një burim i mirë proteinash, duke ndihmuar në rritjen dhe ruajtjen e masës muskulore, veçanërisht pas aktivitetit fizik.
Po ashtu, ai është i pasur me kalcium bioaktiv, i cili përthithet lehtësisht nga organizmi dhe ndihmon në forcimin e kockave dhe skeletit.
Flaka










