Përfitimet e avokados për trupin dhe lëkurën
Avokado konsiderohet një nga frutat më të shëndetshme për organizmin e njeriut, falë përmbajtjes së saj të pasur me vitamina, minerale dhe yndyra të shëndetshme.
Sipas studimeve të ndryshme, ky frut ndikon pozitivisht në disa funksione të trupit, duke ndihmuar në përmirësimin e shëndetit të syve, forcimin e sistemit imunitar dhe mbrojtjen e organizmit nga inflamacionet dhe infeksionet.
Avokado është e pasur me kalium, një mineral i rëndësishëm që ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut dhe mbështet funksionimin normal të zemrës dhe enëve të gjakut. Për këtë arsye, ajo rekomandohet edhe për persona që kanë probleme me presionin e lartë të gjakut.
Gjithashtu, ky frut ndikon pozitivisht në sistemin tretës dhe krijon ndjesinë e ngopjes, duke e bërë të dobishëm edhe për kontrollin e peshës trupore kur konsumohet si pjesë e një diete të balancuar.
Përbërësit ushqyes të avokados lidhen gjithashtu me mbrojtjen e qelizave dhe reduktimin e stresit oksidativ në organizëm. Përveç konsumit ushqimor, ajo përdoret shpesh edhe në industrinë e kozmetikës, sidomos për hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës.
Në përgjithësi, avokado konsiderohet një ushqim i vlefshëm që sjell përfitime të shumta për shëndetin kur konsumohet rregullisht dhe në sasi të kontrolluara.
Flaka
















