Përgjigjet Aleanca për Shqiptarët: Taravari nuk pranoi të jetë pjesë e mashtrimit politik – VLEN ka dështuar

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Korrik, 2025 10:36

Përgjigjet Aleanca për Shqiptarët: Taravari nuk pranoi të jetë pjesë e mashtrimit politik – VLEN ka dështuar

Aleanca për Shqiptarët reagon pas deklaratave të pavërteta nga përfaqësues të VLEN-it, duke theksuar se rikthimi në opozitë ishte vendim parimor dhe i domosdoshëm.

Arben Taravari nuk u largua nga qeveria për kapriço apo interesa personale. U largua sepse qeveria VMRO-VLEN ka dështuar të përmbushë premtimet ndaj shqiptarëve dhe ka devijuar nga parimet e barazisë, shtetit të së drejtës dhe zhvillimit të drejtë rajonal.

Nga marrëveshja e bashkëqeverisjes nuk u realizua asgjë konkrete:
• Ndryshimet kushtetuese – premtim i pambajtur, zero progres.
• Decentralizimi dhe zhvillimi rajonal – të injoruara, me ligje që thellojnë diskriminimin.
• Diaspora – e përjashtuar, pa projekte konkrete për përfshirje apo investime.
• Shëndetësia dhe arsimi – premtime pa mbulim, asnjë investim real.
• Gjuha shqipe dhe Marrëveshja e Ohrit – vazhdon shkelja sistematike, pa reagim nga VLEN.

VLEN sot është pjesë e një qeverie që po mbron interesat e njëanshme të VMRO-së, duke heshtur përballë vendimeve që dëmtojnë shqiptarët dhe rrugën euroatlantike të vendit.

Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të qëndrojë me popullin, në opozitë, për të mbrojtur interesat kombëtare. Nuk do të bëhemi kurrë pjesë e pazareve për pushtet. Taravari dhe ASh nuk u nënshtruan dhe nuk do të nënshtrohen.

Ftojmë të gjitha forcat shqiptare që nuk janë të kapura nga pushteti të bashkëpunojnë për një alternativë të re politike, të ndershme dhe me integritet, përfundon reagimi nga Aleanca për Shqiptarët. Flaka

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Korrik, 2025 10:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?