“Përqindja e popullsisë që jeton në demokraci është e ulët”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 19:24

“Përqindja e popullsisë që jeton në demokraci është e ulët”

Gjatë dekadës së fundit demokracitë në nivel global kanë qenë nën presion dhe kanë shënuar rënie. Sot vetëm 29 përqind e popullsisë botërore jeton në regjime demokratike. Kështu deklaroi ambasadorja zviceriane në Shkup, Veronik Ullman, duke theksuar se nëse qytetarët mbeten pasivë, demokracia do të vazhdojë të bjerë. Ajo inkurajoi për më shumë pjesmarrje, gjithëpërfshirje, diversitet, barazi, transparencë dhe llogaridhënie.

“Në vitin 2010, popullsia u nda në dy gjysma, 50% që jetonin në demokraci dhe 50% që jetonin në regjime autoritare. Sot, vetëm 29 përqind e popullsisë botërore jeton në regjime demokratike. Kjo prirje shqetësuese ju shqetëson edhe ju, gjeneratën e re, sepse e ardhmja juaj dhe aspirate juaj për të pasur të drejta për t’u shprehur, për ta pasur qasje në arsim cilësor ose shërbime shëndetësore, për të gjetur një punë të denjë ose për të jetuar në siguri mund të rrezikohet”, tha Veronik Ullman, Ambasadore e Zvicrës në RMV.

Kryeparlamentari Afrim Gashi tha se parlamenti i ka të gjitha mjetet e nevojshme për përparimin e politikave dhe korrnizave ligjore për sundimin e së drejtës dhe për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Por për zhvillimin e demokracisë, ai tha se duhet të punojnë të gjithë së bashku.

“Maqedonia e Veriut është demokraci akoma e re, e konceptuar me Kushtetutë si shtet qytetar dhe demokratik, që i garanton të drejtat e njeriut, liritë e qytetarëve, barazinë kombëtare dhe drejtësinë sociale. Në këto 33 vite, ne praktikojmë demokraci, paralelisht duke i mësuar vlerat e saj dhe duke e kuptuar kuptimin e parimeve të saj. Një prej mësimeve që e zotërojmë është se në bazën e demokracisë është dialogu, veçanërisht mes aktorëve politik në vend”, tha Afrim Gashi, Kryeparlamentar.

Robert Skot Hejzlet nga Instituti Kombëtar Demokratik tha se demokracia ka të bëjë me respektimin e pikëpamjeve të tjera edhe nëse nuk jeni dakord me këtë. Këto porosi u dërguan gjatë shënimit të ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, në Kuvend. Në këtë ngjarje morrën pjesë edhe fëmijët dhe të rinjtë e shkollave fillore dhe të mesme. /Alsat.mk

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 19:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?