Pesë lojtarët që Barcelona nuk po arrin t’i regjistrojë para ndeshjes hapëse në La Liga

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 20:52

Pesë lojtarët që Barcelona nuk po arrin t’i regjistrojë para ndeshjes hapëse në La Liga

Të hënën, Barcelona konfirmoi se ka regjistruar Eric Garcian, Clement Lenglet dhe Ansu Fatin, që do të thotë se që të tretë do të jenë në gjendje të paraqiten ndaj Valencias në ndeshjen hapëse të La Ligas.

Sidoqoftë, ka disa lojtarë më të rëndësishëm që po rrezikojnë ta humbasin atë takim, pasi ende nuk figurojnë si lojtar të Barçës në La Liga.

Dani Olmo është emri kryesor në këtë listë. Blerja e re e Barcelonës prej 62 milionë eurosh nuk është regjistruar ende në La Liga, ani pse ka besim që ky proces mund të kryhet para ditës së premte.

Sipas Mundo Deportivo, përveç Olmos, problemin e njëjta Barcelona e ka edhe me disa lojtarë të tjerë si Inigo Martinez, Alex Valle, Pablo Torre dhe Pau Victor që po presin të regjistrohen.

Hansi Flick është i vendosur që ta ketë Martinezin të gatshëm, pasi po vuan mungesën e qendërmbrojtësve për udhëtimin në ‘Mestalla’ shkaku i lëndimit afatgjatë të Ronald Araujos.

Kjo situatë e përshkruan më së miri gjendjen financiare në të cilën ndodhet Barcelona, e që e cila i ka përcjellë atë gjatë viteve të fundit.

Flick do të jetë i etur që të ketë sa më shumë lojtarë në dispozicion të shtunën, ani pse me shumë mundësi nuk do ta ketë ekipin e plotë.

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 20:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?