Pija më e shëndetshme në botë? Ja çfarë thonë studimet për çajin e gjelbër
Çaji i gjelbër konsiderohet nga shumë studime si një nga pijet më të shëndetshme në botë, falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve dhe lëndëve ushqyese që ndikojnë pozitivisht në organizëm. Sipas raportimeve të ndryshme, ky çaj lidhet me një sërë përfitimesh shëndetësore që prekin trurin, metabolizmin dhe sistemin imunitar.
Ekspertët theksojnë se çaji i gjelbër përmban përbërës bioaktivë që mund të përmirësojnë funksionin e trurit dhe të rrisin përqendrimin. Po ashtu, ai lidhet me rritjen e djegies së yndyrës dhe përmirësimin e performancës fizike, duke e bërë të popullarizuar edhe tek personat që merren me aktivitet sportiv.
Studimet tregojnë se antioksidantët e çajit të gjelbër mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut për disa lloje kanceri, si dhe të mbrojnë trurin nga sëmundje neurodegjenerative si Alzheimeri dhe Parkinsoni. Për më tepër, ai mund të ketë efekt pozitiv edhe në shëndetin e dhëmbëve, duke ndihmuar në reduktimin e baktereve të dëmshme.
Gjithashtu, çaji i gjelbër lidhet me uljen e rrezikut të diabetit të tipit 2, sëmundjeve kardiovaskulare dhe ndihmon në menaxhimin e peshës trupore. Disa studime madje sugjerojnë se konsumimi i rregullt i tij mund të kontribuojë në jetëgjatësi më të madhe.
Megjithatë, specialistët theksojnë se këto përfitime varen nga mënyra e konsumimit dhe se çaji i gjelbër duhet të jetë pjesë e një stili jetese të shëndetshëm dhe të balancuar.
Flaka
















