Policët liruan të dënuarin, nuk kishte vend në burgun e Manastirit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 19:19

Policët liruan të dënuarin, nuk kishte vend në burgun e Manastirit

Sektori i kontrollit të brendshëm dhe i hetimeve kriminale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj tre punonjësve të policisë për mos-realizim të vendimit gjyqësor.

Sipas njoftimit të MPB-së, polici i parë dhe i dytë nuk kanë vepruar sipas urdhrit me shkrim të Gjykatës Themelore të Kërçovës për dërgimin e të dënuarit në burg, me qëllim të vuajtjes së dënimit me burgim prej një vit. Siç thuhet, dy policët e kanë dërguar personin në burgun e Manastirit, por pasi nuk është pranuar aty për shkak të mungesës së vendeve të lira, policët e kanë liruar pa asnjë dokument zyrtar pa miratimin e gjykatës. Policët këtë e kanë bërë me miratimin e zyrtarit të tretë të denoncuar në cilësinë e personit përgjegjës, i cili nuk ka lëshuar urdhër që personi i dënuar të sillet dhe të ndalohet në stacionin policor në Manastir, gjë që bie ndesh me Rregulloren për kryerjen e punëve policore në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Krahas kallëzimit penal do të bëhet propozim që këta tre punonjës të nisin procedimin disiplinor dhe t’i largojnë nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës. /Alsat.mk

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 19:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?