Presidenti i FSHF-së/ Armand Duka reagon për dënimin e Mirlind Dakut

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 20:20

Presidenti i FSHF-së/ Armand Duka reagon për dënimin e Mirlind Dakut

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë (FSHF), Armand Duka, ka reaguar pas dënimit që UEFA i dha me dy ndeshje pezullim Mirlind Dakut.

Sulmuesi i Kombëtares u dënua nga UEFA për shkak të thirrjeve të tij ndaj serbëve dhe maqedonëve, gjest ky që i kushtoi me dy ndeshje pezullim.

Në lidhje me këtë tani ka reaguar i pari i FSHF-së, Armand Duka, i cili tha se futbolli është një lojë që i bashkon njerëzit dhe nuk duhet të tolerohen gjeste të tilla nga askush.

“Futbolli është një lojë, është loja më e bukur në botë, nuk ka asnjë lidhje, nuk duhet të pranojnë asnjë nga këto gjestet e tjera që bëhen qoftë nga Ballkani apo nga vendet e tjera.

Kushdo qofshin ata, shqiptarë, serbë, ne nuk i pranojmë që të përdorin lojën tonë për interesa tjera apo për të shfryer emocionet që nuk i takojnë futbollit”, ka thënë fillimisht Duka.

“Futbolli është shumë i bukur, futbolli është emocional, futbolli ka mision t’i bashkojë njerëzit, të krijosh sa më shumë miq dhe jo armiq.

Vërtetë një rezultat e fiton ose e humb, por në fund futbolli ka fituar dhe ti duhet të fitosh më shumë miq dhe njerëz”.

Asnjë nga këto thirrje apo urrejtje raciste nuk duhet të kenë lidhje me lojën tonë”, përfundoi kreu i FSHF-së.

44
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 20:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
44
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?