Problemet me gjumin dhe 5 këshilla si të flini më mirë gjatë natës
Në mënyrë ideale, dita ndahet në 8 orë punë, 8 orë kohë të lirë dhe 8 orë gjumë. Megjithatë, në realitet kjo ndarje rrallë respektohet, pasi shumë persona punojnë më shumë, hanë shpejt dhe flenë më pak se që duhet.
Si pasojë, problemet me gjumin janë bërë gjithnjë e më të shpeshta. Shumë njerëz kthehen të lodhur në shtëpi, por sërish e kanë të vështirë të bien në gjumë për shkak të stresit, mendimeve të shumta ose zakoneve të këqija të përditshme.
Ekspertët e shëndetit të gjumit theksojnë rëndësinë e një gjumi të rregullt dhe cilësor, duke rekomanduar disa hapa të thjeshtë për të përmirësuar gjendjen.
Së pari, dhoma e gjumit duhet të jetë e errët, e qetë dhe e freskët, pasi drita ndikon negativisht në procesin e gjumit.
Së dyti, është e rëndësishme krijimi i një orari të rregullt gjumi, duke shkuar në shtrat dhe duke u zgjuar në të njëjtën orë çdo ditë, madje edhe gjatë fundjavës.
Gjithashtu, ushtrimet fizike janë të dobishme, por nuk rekomandohen afër orarit të gjumit, pasi mund të rrisin energjinë e trupit.
Një tjetër faktor i rëndësishëm është kufizimi i kafeinës, pasi kafeja, çaji dhe pijet energjike mund të ndikojnë negativisht në gjumë nëse konsumohen gjatë ditës së vonë.
Së fundi, një gotë qumësht para gjumit konsiderohet si një metodë tradicionale që mund të ndihmojë në relaksimin e trupit dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit.
Flaka
















