Procesi inkuadrues dhe Plani për rritje, ndër temat e bisedës së takimit të Murtezanit me Kopman

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 21:10

Procesi inkuadrues dhe Plani për rritje, ndër temat e bisedës së takimit të Murtezanit me Kopman

Përfundimi i skrining procesit dhe hapat e ardhshëm për hapjen e Klasterit 1, Plani i Rritjes dhe Agjenda reformuese, Raporti i ardhshëm i KE-së për vendin, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal, ishin tema kryesore të takimit të sotëm në Bruksel të ministrit për Çështje Evropiane Orhan Murtezani me drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim (DG NEAR) në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopman.

Ministri Murtezani e informoi Kopman për proceset reformuese dhe e konfirmoi përpjekjen e Qeverisë për harmonizimin me standardet dhe vlerat e BE-së.

Në takim u diskutua edhe për ndryshimet kushtetuese dhe pritjet e Bashkimit Evropian në këtë hap të rëndësishëm.

Siç informon Ministria për Çështje Evropiane, në kontekst të Agjendës reformuese, përgatitja e së cilës është në bazë të drejtimeve dhe procedurave të harmonizuara dhe hapëron me Komisionin Evropian, u theksua nevoja për para-financim që të sigurohet zbatimi i suksesshëm i reformave, me çka do të realizohej qëllimi kryesor i Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, për periudhën 2024-2027 – disa nga përfitimet nga anëtarësimi në Union të vihen në dispozicion për qytetarët nga vendet e rajonit në periudhën para-aderuese, respektivisht para anëtarësimit formal në Union.

Në kuadër të vizitës së dytë të punës në Bruksel, është parashikuar Murtezani të takohet edhe me sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme (EEAS), Stefano Sanino, përfaqësuesin e përhershëm të Hungarisë në BE, ambasadorin Balint Odor, vendi i të cilit është kryesues aktual me Unionin dhe me kryesuesin e Komitetit për punë juridike (JURI) të Parlamentit Evropian, eurodeputetin Ilhan Çuquk, i cili në përbërjen paraprake parlamentare ishte raportues i Komitetit për Punë të Jashtme (AFET) për vendin.

357
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 21:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
357
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?