Pse duhet ta nisni ditën me ujë dhe limon – përfitimet për trupin dhe shëndetin
Një nga zakonet më të thjeshta por shumë të dobishme për organizmin është konsumimi i ujit me limon në mëngjes. Sipas këshillave të specialistëve të shëndetit, kjo praktikë mund të sjellë përfitime të shumta për trupin, veçanërisht gjatë periudhave të nxehta kur hidratimi është thelbësor.
Uji me limon ndihmon në përmirësimin e tretjes, pasi stimulon mëlçinë të prodhojë më shumë lëng biliar, i rëndësishëm për procesin e tretjes së ushqimit. Po ashtu, kontribuon në pastrimin e organizmit duke ndihmuar në eliminimin e toksinave përmes urinës dhe duke përmirësuar funksionin e mëlçisë.
Një tjetër përfitim i rëndësishëm është forcimi i sistemit imunitar, falë përmbajtjes së lartë të vitaminës C, e cila ndihmon trupin të luftojë infeksionet dhe përmirëson përthithjen e hekurit.
Edhe pse limoni ka shije acide, në organizëm ai ndihmon në balancimin e niveleve të pH-it, duke ulur aciditetin e tepërt. Përveç kësaj, konsiderohet një aleat i mirë edhe për lëkurën, pasi vitamina C dhe antioksidantët ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së saj dhe reduktimin e njollave.
Ekspertët theksojnë gjithashtu se uji me limon mund të ndihmojë në kontrollin e peshës trupore, sidomos kur kombinohet me përbërës si xhinxheri ose kanella, duke mbështetur procesin e detoksifikimit të organizmit.
Në përgjithësi, nisja e ditës me ujë dhe limon konsiderohet një zakon i thjeshtë por me ndikim të madh pozitiv në shëndetin e përgjithshëm.
Flaka
















