Pse duhet të hani arra çdo ditë? Përfitimet shëndetësore të tyre
Arrat konsiderohen ndër ushqimet më të shëndetshme dhe rekomandohen për konsum të përditshëm për shkak të vlerave të tyre të larta ushqyese dhe përfitimeve për organizmin.
Ato përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3, fibra, vitamina të grupit B, magnez dhe antioksidantë si vitamina E. Sipas studimeve, një pjesë e madhe e fenoleve ndodhet në cipën e arrës, e cila ka rol të rëndësishëm në vetitë e saj mbrojtëse.
Studiuesit theksojnë se arrat janë një burim i rrallë i vitaminës E në formën gamma-tocopherol, e cila lidhet me mbrojtjen e shëndetit kardiovaskular, sidomos te meshkujt, duke ndihmuar në uljen e rrezikut për sëmundje të zemrës.
Acidet yndyrore omega-3 që gjenden në arrat ndihmojnë në zhvillimin e trurit, përmirësimin e kujtesës dhe funksioneve njohëse, si dhe lidhen me përmirësimin e gjendjes emocionale dhe uljen e rrezikut për depresion.
Përveç kësaj, arrat përmbajnë proteina, lecitinë dhe yndyrna të shëndetshme, si dhe minerale të rëndësishme si vitamina B6, folate, thiamine, mangan, magnez, fosfor dhe hekur. Kombinimi i omega-3 dhe omega-6 ndihmon në rritjen e qelizave, forcimin e imunitetit dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.
Flaka
















