Pse e qara shkakton dhimbje koke?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 20:22

Pse e qara shkakton dhimbje koke?

Ka diçka të mirë që vjen bashkë me të qarën: një ndjesi çlirimi e jashtëzakonshme!

Ndonjëherë, është mirë që t’i çlirosh të gjitha emocionet dhe sipas “Harvard Health”, të qarët është një proces mjaft çlirues dhe emocionues.

E qara na ndihmon të përpunojnë emocionet, mërzitjen, madje ka edhe një ndjesi lehtësimi nga stresi, dhimbja e kokës është një pasojë që vjen bashkë me këtë proces.

Por, pse ndodh kjo?

Mjekët mendojnë se e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë fenomen.

“Të qarat mund të ndodhin nga stresi dhe kjo e bën trupin që të çlirojë hormonet e stresit, përfshirë edhe kortizolin”, thotë mjekja Javeed Siddiqui, shkruan Pop Sugar.

“Këto hormone stresi mund të shkaktojnë dhimbje koke, së bashku me ndjesitë e fytit të acaruar dhe hundëve të zëna.”

Hulumtimet nga “BBC Science Focus” tregojnë se stresi mund të shkaktojë gërvishtje të muskujve në fytyrën tuaj, duke krijuar presion që shkakton tension dhe dhimbje koke.

Ndërsa lotët gjatë filmit “The Notebook” me siguri nuk shkaktojnë ndonjë dhimbje koke, përveçse një gjendjeje emocionale të trazuar, mjekët mendojnë se sa më i madh të jetë stresi, aq më shumë dhimbje koke përjetoni.

“Sa më i madh të jetë stresi, aq më e gjatë është e qara dhe aq më i madh është çlirimi i hormoneve të stresit,” shpjegon mjekja Natasha Bhuyan.

“Unë do të thosha se intensiteti i stresit dhe kohëzgjatja e tij ndikojnë në shkallën e dhimbjes së kokës që përjetoni nga e qara.”

Si ta ndaloni një dhimbje koke pasi keni qarë?

Trajtimi i kësaj gjendjeje është mjaft i thjeshtë.

“Qasja më e mirë është kujdesi, pushimi dhe hidratimi,” shton mjekja.

Ulja e tensionit mund të ndihmojë në uljen e hormoneve të stresit, të cilat nga ana tjetër lehtësojnë dhimbjen e kokës, citon Anabel.

Provoni të vendosni një kompresë të ftohtë në sytë tuaj ose në pjesën e pasme të qafës dhe do e shihni që do të ndiheni shumë më mirë.

3
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 20:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
3
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?