Pse tringëllojnë veshët? Shkaqet që nuk duhen neglizhuar
Tringëllima, zhurma apo pulsimi në veshë është një shqetësim që mund të zgjasë nga disa ditë deri në javë ose muaj. Në disa raste, zhurma bëhet më e dukshme gjatë natës, kur personi shtrihet për të fjetur.
Shkaqet mund të jenë të ndryshme, duke përfshirë tensionin e lartë të gjakut, problemet me enët e gjakut, aneminë, arteriosklerozën, si dhe çrregullime të tiroides. Në raste më të rralla, zhurma mund të lidhet edhe me probleme të tjera shëndetësore.
Kjo gjendje mund të shoqërohet me dhimbje koke, marramendje, të përziera, probleme me shikimin ose humbje të dëgjimit.
Nëse tringëllima vazhdon për një periudhë të gjatë ose shoqërohet me simptoma të tjera, rekomandohet konsultimi me mjekun ose specialistin e veshëve (ORL) për të përcaktuar shkakun.
Për lehtësimin e shqetësimit gjatë gjumit, mund të ndihmojë edhe një zhurmë e lehtë në sfond, si zhurma e bardhë ose tingujt e ambientit.
Flaka










