Paris Saint-Germain vazhdon të jetë shumë aktiv në afatin kalimtar të verës dhe ka vendosur në radar edhe sulmuesin e Barcelonës, Ferran Torres.
Sipas raportimeve të fundit, kampioni francez ka nisur kontakte me përfaqësuesit e lojtarit spanjoll, ndërsa vendimi përfundimtar i takon vetë Ferran Torresit.
Megjithatë, Barcelona nuk ka ndërmend ta shesë 26-vjeçarin. Burime pranë klubit katalanas bëjnë të ditur se largimi i tij mund të ndodhë vetëm nëse vetë lojtari kërkon publikisht transferimin.
PSG po planifikon një riformatim të repartit ofensiv, pasi disa sulmues u larguan gjatë kësaj vere. Ndërkohë, interesimi i Liverpoolit për Bradley Barcola ka shtyrë drejtuesit parisienë të kërkojnë edhe më shumë alternativa në sulm.
Përveç Ferran Torresit, PSG ka siguruar marrëveshjen për Akliouche, ndërsa po punon edhe për transferimin e Mika Godts, duke synuar tre përforcime të rëndësishme në fazën ofensive.
Situata mbetet e hapur dhe zhvillimet e ardhshme do të varen nga vendimi i Ferran Torresit për të ardhmen e tij.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
2 Gusht, 2026 13:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.