Qeveria prish marrëveshjen midis “Hej” dhe Lotarisë, Prokuroria me duar të lira

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 19:22

Qeveria prish marrëveshjen midis “Hej” dhe Lotarisë, Prokuroria me duar të lira

Qeveria miratoi informacionin për prishjen e Marrëveshjes midis HEJ DOOEL Shkup dhe Lotarisë së Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për aktivitetet e ndërmarra për shkëputjen e Marrëveshjes për dhënien me qira të hapësirës administrative-afariste të lidhur midis HEJ DOOEL Shkup dhe Shoqatës Aksionare për organizimin e lojërave të fatit, Lotarisë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Lotaria shtetërore për 13 muaj i ka paguar mbi 300 mijë euro kompanisë “Hej” për dhënien me qira të ish-restorantit për dasma “Festina” në Vizbeg, i cili ruan terminalet e lojërave të fatit të blera për 19 milionë euro. Lotaria Shtetërore i ka paguar 25 mijë euro kompanisë “Hej” për dhënien me qira të hapësirës që nga korriku i vitit të kaluar. Kjo kompani është e njohur për publikun, sepse drejtohej nga njerëz të afërt të ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, si dhe njerëz të afërt të ish-deputetit Ismail Jahoski. Nga ajo që tashmë dihet në opinion, grupi hetimor i MPB-së dhe hetues të Prokurorisë së Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë kontrolluar të gjithë dokumentacionin që lidhet me shpalljet e publikuara, tenderët, kontratat e lidhura, por edhe çdo dokumentacion tjetër shoqërues në lidhje me prokurimet publike. Krahas kësaj, nën hetim është edhe themelimi i tre kompanive të reja për organizimin e lojërave të fatit: “77 Bits”, “Vesuv” dhe “Mozart”. Në këto kompani, shoqëria aksionare shtetërore ka 51% të pronësisë ndërsa kompanitë private nga Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi, si bashkëpronarë posedojnë 49%. Një muaj më parë, me vendim të Qeverisë, dhe më parë në bazë të interpretimit autentik të disa neneve të Ligjit për Lojërat e Fatit, u konstatua se Lotaria shtetërore ka shpërndarë licenca në kundërshtim me ligjin. Ministria e Financave i ka dorëzuar të gjitha provat PTHP. /Alsat.mk

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 19:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?