Raphinha: Do të vazhdoj të jap maksimumin për Barcelonën
Raphinha ka folur hapur për formën e tij dhe pritshmëritë që ka me klubin dhe kombëtaren, duke theksuar dallimin mes paraqitjeve të tij në nivel klubesh dhe atij ndërkombëtar.
Sulmuesi i FC Barcelona u shpreh se për momentin ndjehet në një moment të mirë fizik dhe është i vendosur të vazhdojë të japë maksimumin për ekipin katalanas.
“Për sa kohë që trupi im më lejon, do të vazhdoj të jap gjithçka dhe versionin më të mirë të vetes për Barcelonën,” deklaroi Raphinha.
Ai gjithashtu pranoi se paraqitjet e tij me klubin kanë qenë më të mira se ato me përfaqësuesen e Brazilit, duke shtuar se synimi i tij është të arrijë të njëjtin nivel edhe me kombëtaren.
“Kam performuar shumë më mirë te Barça sesa me Brazilin. Nuk jam hipokrit. Tani sfida ime është të arrij të njëjtin nivel me Brazilin si në Barcelonë,” u shpreh ai.
Raphinha theksoi gjithashtu se nuk ndjen nevojë t’i provojë asgjë askujt tjetër përveç vetes dhe familjes së tij, duke vënë në fokus motivimin personal dhe stabilitetin e tij profesional.
Deklaratat e tij kanë tërhequr vëmendje të madhe, duke reflektuar ambicien për të ruajtur formën e lartë si në nivel klubesh ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
Flaka












