Marcus Rashford e ka pasur të vështirë të pranojë vendimin e Barcelonës për të mos e transferuar përfundimisht gjatë kësaj vere.
Sipas raportimeve të “Diario Sport”, sulmuesi anglez ndihej shumë mirë te klubi katalanas, kishte krijuar marrëdhënie të mira me trajnerin Hansi Flick dhe me pjesën tjetër të skuadrës.
Rashford kishte paraqitje pozitive gjatë periudhës së tij te Barcelona dhe statistikat e tij ishin një argument në favor të vazhdimit të bashkëpunimit. Madje, lojtari ishte i gatshëm të bënte edhe një sakrificë financiare për të qëndruar në “Camp Nou”.
Megjithatë, drejtuesit e Barcelonës vendosën të mos aktivizojnë klauzolën e blerjes prej 30 milionë eurosh, duke mos e bërë transferimin e tij të përhershëm.
Tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë hapi i radhës për Rashfordin, ndërsa e ardhmja e tij është sërish në qendër të vëmendjes në merkato.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
5 Gusht, 2026 13:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.