Kosova ka arritur të shënojë fitore të thellë me rezultat 4-0 në udhëtim ndaj Qipros në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
‘Dardanët’ e mbyllën pjesën e parë me një avantazh prej dy golave të cilët u shënuan nga Vedat Muriqi.
Ata nuk u ndalën më kaq dhe në të dytën realizuan edhe dy herë të tjera, fillimisht me anë të Albion Rrahmanit dhe pastaj me Lumbardh Dellovën.
Pas ndeshjes, përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, tha se kjo fitore ishte e rëndësishme për të gjithë, duke filluar nga lojtarët e deri tek presidenti i Federatës, stafi teknik dhe tifozët.
“Fitore shumë e rëndësishme. Jo vetëm për ekipin, por edhe për presidentin, stafin e trajnerëve. Rezultat shumë i mirë pas rezultatit të keq me Rumaninë”.
“Kemi luajtur mirë në thellësi, me kurajë përpara, jemi mbrojtur shumë mirë. Kemi shfrytëzuar rastet tona. Në përgjithësi një rezultat dhe një ndeshje shumë e mirë”, është shprehur Foda në konferencën për shtyp./Telegrafi/
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
9 Shtator, 2024 21:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.