Real Madrid bën ofertën finale, vendimi i Viniciusit në pritje
Superylli i Real Madridit, Vinicius Junior, nuk është afër arritjes së një marrëveshjeje për rinovimin e kontratës, pavarësisht spekulimeve të shumta që flasin për një akord të mundshëm.
Reprezentuesi brazilian vazhdon të jetë një pikë kyçe për “Los Blancos” dhe pritet të mbetet vendimtar edhe nën drejtimin e trajnerit të ardhshëm Xabi Alonso. Megjithatë, oferta të majme nga Lindja e Mesme e bëjnë të pasigurt të ardhmen e tij në kryeqytetin spanjoll.
Kontrata aktuale e Viniciusit skadon në vitin 2027, dhe Real Madridi po përpiqet ta zgjasë deri në vitin 2030. Klubi ka ofruar një paketë prej 100 milionë euro për pesë vite, duke e bërë atë një nga lojtarët më të paguar në skuadër.
Nga ana e tij, Vinicius dëshiron të marrë një pagë më të lartë se Kylian Mbappé dhe Jude Bellingham, të cilët aktualisht përfitojnë rreth 15 milionë euro në vit. Për më tepër, raportimet nga Fichajes.net sugjerojnë se Arabia Saudite mund të ofrojë mbi 250 milionë euro për të siguruar shërbimet e brazilianit.
Në javët në vijim, pritet një përgjigje finale nga Vinicius, ndërsa Real Madridi synon të shmangë një situatë ku lojtari do të hynte në vitin e fundit të kontratës pa një marrëveshje të re.
Mbetet për t’u parë nëse braziliani do të vazhdojë karrierën në Santiago Bernabéu apo do të tundohen nga shumat marramendëse të Lindjes së Mesme.
Flaka
















