Real Madrid ka intensifikuar përpjekjet për të siguruar transferimin e mesfushorit spanjoll Rodri, i cili vazhdon të mbetet një nga objektivat kryesorë të klubit në merkaton e verës.
Sipas raportimit të The Athletic, drejtuesit e klubit madrilen janë duke punuar aktivisht për këtë operacion dhe janë optimistë se mund të arrijnë një marrëveshje për afrimin e yllit të Manchester Cityt.
Rodri konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe do të ishte një përforcim i madh për repartin qendror të Real Madridit. Cilësitë e tij në organizimin e lojës, kontrollin e ritmit dhe fazën mbrojtëse e bëjnë atë një profil ideal për skuadrën madrilene.
Megjithatë, transferimi mbetet shumë i komplikuar, pasi Manchester City e konsideron Rodrin një nga lojtarët më të rëndësishëm të projektit dhe nuk pritet ta lejojë të largohet lehtësisht.
Në ditët dhe javët në vijim pritet të mësohet nëse Real Madrid do ta konkretizojë interesimin me një ofertë zyrtare, ndërsa merkatoja po hyn në fazën më intensive.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
24 Korrik, 2026 20:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.