Real Madridi blindon yjet, Florentino konfirmon qëndrimin e treshes së artë
Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, ka shuar të gjitha spekulimet rreth së ardhmes së tre prej yjeve më të mëdhenj të skuadrës, duke konfirmuar se Vinicius Junior, Kylian Mbappé dhe Jude Bellingham do të vazhdojnë të jenë pjesë e klubit madrilen.
Në një deklaratë për AS, Pérez theksoi se të tre futbollistët janë të paprekshëm për projektin e Real Madridit dhe se nuk ekziston asnjë plan për largimin e tyre.
“Sigurisht që do të qëndrojnë! Ky është një tresh lojtarësh që çdo klub i madh në botë do të dëshironte ta transferonte”, deklaroi presidenti i klubit.
Ai foli veçanërisht për Vinicius Junior, për të cilin ka pasur raportime të shumta lidhur me një rinovim të mundshëm kontrate.
“Dua që Vini Jr të qëndrojë dhe ai dëshiron të qëndrojë. Do ta gjejmë momentin e duhur për të diskutuar kontratën e re”, u shpreh Pérez.
Numri një i klubit madrilen komentoi edhe situatën e Kylian Mbappé, duke vlerësuar paraqitjet e francezit dhe duke përjashtuar çdo mundësi largimi.
“Mbappé gjithashtu do të qëndrojë. Shifrat e tij janë të jashtëzakonshme”, shtoi ai.
Me këtë deklaratë, Florentino Pérez ka dërguar një mesazh të qartë se Real Madridi synon të ndërtojë të ardhmen rreth treshes Vinicius-Mbappé-Bellingham, të cilët konsiderohen si shtyllat kryesore të ekipit për vitet në vijim.
Flaka
















